Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët: Ja si do të shpërndahen dokumentet e identifikimit për të cilat keni aplikuar

Publikuar tek: rajon, më 18:12 20-10-2020 Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët: Ja si do të shpërndahen dokumentet e identifikimit për të cilat keni aplikuar

Ambasada shqiptare në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për dokumenta identifikimi.

Sipas njoftimit, ambasada ka bërë me dije se dokumentet do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët’, rrëfehet Pirro Dhima: Më rriti gjyshja në Himarë, jam grek brez pas brezi
Tetë viktima dhe rritje të rasteve të reja, përkeqësohet gjendja në Greqi (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.013299942016602
array(1) { ["section"]=> string(155) "ambasada-shqiptare-ne-greqi-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-emigrantet-ja-si-do-te-shperndahen-dokumentet-e-identifikimit-per-te-cilat-keni-aplikuar-224473" }