Ambasada Shqiptare në Itali vë në dispozicion numrin e emergjencës: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

Publikuar tek: bota, më 10:10 24-08-2016 Ambasada Shqiptare në Itali vë në dispozicion numrin e emergjencës: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

Ambasada Shqiptare në Itali ka raportuar se nga informacionet e deritanishme nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Itali dhe ndërkohë ka vënë në dispozicion numrat emergjentë të telefonit.

Por pavarsisht kësaj ka patur mjaft telefonata të cilët janë të shqetësuar për familjarët e tyre dhe Ambasada  ka bërë të mundur lidhjen e tyre me rezidencat përkatëse.

“Nga informacionet e deritanishme nuk ka shqiptarë të cilët janë prekur nga tërmeti që ka goditur sot Italinë.

Mjaft qytetarë kanë telefonuar dhe kanë kanë thënë se nuk kanë kontakt me familjarët e tyre dhe ne kemi kontaktuar me rezidencat përkatëse” ka thënë përfaqësuesi i ambasadës.

Ndërkohë në dispozicion është vënë numri i telefonit 0393420498192, +39 3420498192 në shërbim të qytetarëve. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023619890213013
array(1) { ["section"]=> string(121) "ambasada-shqiptare-ne-itali-ve-ne-dispozicion-numrin-e-emergjences-deri-tani-nuk-ka-shqiptare-te-prekur-nga-termeti-50691" }