Ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, Pacolli akuza Serbisë: Po shkatërron bashkëpunimin rajonal

Publikuar tek: rajon, më 22:46 08-07-2019 Ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, Pacolli akuza Serbisë: Po shkatërron bashkëpunimin rajonal Ministri i Jashtem i Kosoves, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria po forcojnë bashkëpunimin strategjik, por nga ana tjetër Serbia po tenton shkatërrimin e kësaj fryme.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, bashkëpunimi midis Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë bëhet në koordinim të politikës së jashtme të të dyja vendeve në kuadër të frymës së integrimit evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Pacolli theksoi se Serbia nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinj kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në Ballkan.

‘Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. Ne po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinjë kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë. Ata duhet të shqetësohen për sjelljen e tyre për të shkatërruar bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, e jo prej Kosovës dhe Shqipërisë qe janë shtyllat e frymes Euro-Atlantike në rajon’, shkruan ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007037878036499
array(1) { ["section"]=> string(104) "ambasadat-e-perbashketa-kosove-shqiperi-pacolli-akuza-serbise-po-shkaterron-bashkepunimin-rajonal-171581" }