Ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, reagon ashpër Kremlini

Publikuar tek: bota, më 18:23 08-07-2019 Ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, reagon ashpër Kremlini Kremlini

Marrëveshja e re diplomatike midis Kosovës dhe Shqipërisë, ka ngjallur reagime nga ana e Ministrisë së Jashtme ruse.

Sipas agjensisë së lajmeve ruse Tass, Moska ka bërë me dije se është e shqetësuar për marrëveshjen që Shqipëria dhe Republika e Kosovës kanë bërë për të unifikuar misionet e tyre diplomatike, konsullatat dhe ambasadat në vendet e treta.

Këtë lajmërim Ministria e Jashtme ruse e bëri me dije ditën e sotme.

Ministria e Jashtme ruse theksoi se me këtë mosreagim, SHBA dhe BE po inkurajojnë ndjenjën e Shqipërisë së Madhe.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse:

‘Hapat provokative nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz. Ne duam të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar vërtet ndjenjën e Shqipërisë së Madhe që është e dëmshme për rajonin’, tha në deklaratën e saj Ministria e Jashtme e Federatës Ruse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012397050857544
array(1) { ["section"]=> string(69) "ambasadat-e-perbashketa-kosove-shqiperi-reagon-ashper-kremlini-171542" }