Ambasador britanik entuziast për takimin, shikoni si e mirëpret Xhafajn në Londër

Publikuar tek: politike, më 15:34 21-02-2018 Ambasador britanik entuziast për takimin, shikoni si e mirëpret Xhafajn në Londër

Ambasadori britanik në Tiranë nëpërmjet një fotoje të postuar në Twitter i ka uruar mirëseardhjen ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj në Londër, aty ku kreu i ministrisë së Brendshme po zhvillon takime zyrtare në Scotland Yard.

“Mirëpritëm ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj dhe delegacionin shqiptar në Britaninë e madhe. Diskutime të frytshme në Agjencinë Kombëtare të Krimit” shruan ambasadori Duncan Norman, duke postuar edhe fotografinë.

Më herët ministri Xhafaj shkroi se gjendej në Londër në “vendin e një prej policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë kombëtare të krimit. Modeli për ne, përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e vettingut në Polici. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim në operacione dypalëshe”.

Do të duhet të pritet përfundimi i vizitës zyrtare të Xhafajt në Britani, për të parë edhe konkluzionet konkrete, ku më kryesori ka të bëjë me emigrimin e paligjshëm për të cilin Britania është ankuar, por edhe për shifrat e kriminalitetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01047682762146
array(1) { ["section"]=> string(87) "ambasador-britanik-entuziast-per-takimin-shikoni-si-e-mirepret-xhafajn-ne-londer-110992" }