Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, kanë zhvilluar një video-konferencë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Ministrja Xhaçka shkruan se, e ardhmja e vendit është në BE, dhe sipas saj, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.
“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së me mision në Shqipëri. Mirënjohje ambasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis, për kornizën negociuese dhe për datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”, shkruan Xhaçka.