Ambasadorët e Bashkimit Europian në Shqipëri kanë mbërritur mesditën e sotme në Kryeministri, ku janë takuar me kreun e qeverisë Edi Rama.
Mësohet se në takim, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, është diskutuar për liftën anti-kanabis, reformën në drejtësi dhe integrimin.
Ky takim vjen vetëm dy ditë para nisjes së seancës së parë plenare, takimit të Ramës me deputetët në Velipojë si dhe deklaratave të tij për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit në vend.
Po ashtu, qeveria “Rama 2” duket optimiste për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, brenda 2018-ës.