Ambasadorët rusë vazhdojnë të vdesin në mënyra misterioze, një tjetër i mbytur në pishinë

Publikuar tek: bota, më 18:07 27-08-2017 Ambasadorët rusë vazhdojnë të vdesin në mënyra misterioze, një tjetër i mbytur në pishinë

Ambasadori i Rusisë në Sudan u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në kryeqytetin Khartoum.

63-vjeçari Mirgayas Shirinskiy “u gjet i vdekur në rezidencën e tij me shenjat e një sulmi akut në zemër”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse.

Por megjithëse vdekja po trajtohet si natyrale pasi ambasadori rus në Sudan vuante nga presioni i lartë i gjakut, vetëm gjatë dy viteve të fundit, shtatë ambasadorë rusë kanë vdekur në rethana të mistershme, shkruan newsbomb.al.

Dy prej tyre kanë vdekur nga ataku kardiak, Shirinskiy është i treti.

Më e bujshme është vdekja e ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili vdiq nga një ataku kardiak në muajin shkurt në Nju Jork. Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi klinikës ekzaminuese të mos bëjë publike autopsinë e tij.

Në dhjetor të 2016-ës, vdiq po nga ataku kardiak ambasadori rus në Kasakiztan, Roman Skrynikov.

Sipas specialistit të kundër terrorizmit, Richard Walton, Rusia është tepër e aftë të maskojë vrasjet me agjentë kimikë dhe biologjikë që nuk lënë gjurmë.

Njësoj si ish financieri rus Alexander Perepilichnyy, i cili vdiq në rethana misterioze në një dhomë hoteli në Londër, pak pasi paralajmëroi se do publikonte të dhëna për skemën e pastrimit të 230 milion dollarëve nga mafia dhe zyrtarët rusë.

Në vitin 2012 autoritetet britanike thanë se shkaku i vdekjes ishte ataku kardiak, por më pas u gjetën gjurmë të substancës nga bima himalajane gelsemium elegans, e cila i shkaktoi atakun në zemër.

“Ka shumë rastësi të çuditshme në këtë botë”, thotë për Washington Post, Rolf Mowatt-Larssen, ekspert i inteligjencës në Universitetin e Harvardit.

“E thënë kjo, unë mendoj se kjo histori meriton një hetim të thellë. Eleminimi i një diplomati është e rrallë...Putin mund të kënaqet nga fakti se diplomatët e tij kanë frikë nga ai. Mbase kjo gjë i duket tepër e përshtatshme atij”, thotë Larssen. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024612903594971
array(1) { ["section"]=> string(94) "ambasadoret-ruse-vazhdojne-te-vdesin-ne-menyra-misterioze-nje-tjeter-i-mbytur-ne-pishine-90346" }