Ambasadori amerikan Lu :Ja si më mësuan shqip mësues nga Shkodra, Korça e Tirana

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:51 03-04-2015 Ambasadori amerikan Lu :Ja si më mësuan shqip mësues nga Shkodra, Korça e Tirana Pyetja për ambasadorin dhe përgjigjia e tij

Ambasadori amerikan Donald Lu i është përgjigjur online përmes projektit  të  tij “Pyet Ambasadorin”,  publikuar në faqen e rrjetit social “facebook”, pyetjes se kur e kishte mësuar gjuhën shqipe dhe se sa kohë i ishte dashur për ta mësuar.

"Përshëndetje Desti (shkruan Lu duke iu drejtuar qytetarit që i adresoi pyetjen). Unë kisha 13 muaj kohë për të studiuar shqip para se të vija në Tiranë, në një shkollë të projektuar posaçërisht për të ndihmuar diplomatët amerikanë te mësojnë gjuhën e folur në shtëpitë e tyre të reja. Unë kisha mësues nga Shkodra, nga Korça, dhe nga Tirana dhe gjatë asaj kohe, unë kam mësuar per lidhjet dhe dallimet mes këtyre qyteteve dhe mënyrën se si ata mund te jenë konkurrues nganjëherë kur ata krahasojnë historitë e tyre të mahnitshme dhe kulturat e tyre. Kjo ishte një eksperiencë e këndshme dhe tepër interesante", përgjigjet ambasadori Lu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062157869338989
array(1) { ["section"]=> string(83) "ambasadori-amerikan-lu-ja-si-me-mesuan-shqip-mesues-nga-shkodra-korca-e-tirana-7747" }