Ambasadori amerikan në Beograd: Do bëjmë gjithçka që qeveria e ardhshme e Kosovës të kthehet në dialog

Publikuar tek: rajon, më 14:15 15-09-2019 Ambasadori amerikan në Beograd: Do bëjmë gjithçka që qeveria e ardhshme e Kosovës të kthehet në dialog Kyle Scott

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë të vendosura për vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha se SHBA është duke bërë gjithçka me fuqinë e saj që qeveria e ardhshme e Kosovës të kthehet në dialog, e cila sipas tij fillon me heqjen e takës 100% ndaj mallrave.

‘Mendoj që kemi qenë shumë të qartë, edhe unë por edhe Sekretari i Shtetit, sa i përket Ballkanit Perëndimor. Do të bëjmë gjithçka që do të mundemi për të nxitur qeverinë ardhshme të Kosovës që të kthehet në dialog, dhe kjo nënkupton, para së gjithash, heqje të taksës”, deklaroi Scott pas një takimi me presidentin serb Aleksander Vuçiç.

Gjithashtu ambasadori amerikan paralajmëroi se do të vëzhgojnë edhe zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

“Me sa e kam kuptuar, të njëjtën rregulla që kanë vlejtur për zgjedhjet e mëparshme lokale në veri të Kosovës, vlejnë edhe tash. Shpresoj që çdo qytetarë i Kosovës do të ushtrojë të drejtën e tij ose saj të votës, si serbë , ashtu edhe shqiptarë”, tha Scott për mediat serbe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027452945709229
array(1) { ["section"]=> string(108) "ambasadori-amerikan-ne-beograd-do-bejme-gjithcka-qe-qeveria-e-ardhshme-e-kosoves-te-kthehet-ne-dialog-178521" }