Ambasadori britanik në Shqipëri Dincan Norman, në një tryezë të rrumbullakët nga Shkodra për “Mundësitë e parandalimit të krimit dhe aktivitetit kriminal tek të rinjtë” thekson se krimi i organizuar në vend, përbën një dëm të madh për shoqërinë shqiptare.
Norman u shpreh se në burgjet e Anglisë ndodhen 762 shqiptarë, e se 70% e tyre janë nga Kukësi, Shkodra e Dibra.
Ambasadori shton se pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Norman shprehet se vihet re rritje e numrit të shqiptarëve që merren me drogë. Të pranishme në tryezën e rrumbullakët janë edhe zv. kryeministrja Senada Mesi dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.