Ambasadori britanik viziton Vetëvendosjen, i ofron mbështetje Albin Kurtit

Publikuar tek: rajon, më 20:29 14-10-2019 Ambasadori britanik viziton Vetëvendosjen, i ofron mbështetje Albin Kurtit Ambasadori britanik, Nicholas Abbott dhe kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott së bashku me Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice kanë vizituar sot zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ambasadori britanik është pritur nga kreu i kësaj partie Albin Kurti dhe anëtarja e kryesisë, Fitore Pacolli.

Abbot e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit si dhe i ka siguruar atij se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës.

‘Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Sa i përket procesit zgjedhor, ai tha se nevojitet adresimi i parregullsive dhe shkeljeve që e përcollën atë në komunat me shumicë serbe si dhe fillimi i dialogut nga poshtë me serbët lokal që jetojnë në Kosovë’, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073399543762207
array(1) { ["section"]=> string(80) "ambasadori-britanik-viziton-vetevendosjen-i-ofron-mbeshtetje-albin-kurtit-182055" }