Ambasadori gjerman Zingraf takon Olsian Çelën: Zgedhja juaj është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:16 11-12-2019 Ambasadori gjerman Zingraf takon Olsian Çelën: Zgedhja juaj është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka takuar sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ambasada tregon se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Sipas Ambasadës Gjermane Tiranë, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi.

 ‘Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme, shkruan ambasada.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S'keni vendosur ende për dhuratat e festave të fundvitit? E ku ka më mirë se një shëndet të mirë
Deklaratat e Dvoranit/ Reagon Presidenca: Një dhunues me dashje i Kushtetutës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës »
Article Logic
Execution time: 0.012826204299927
array(1) { ["section"]=> string(124) "ambasadori-gjerman-zingraf-takon-olsian-celen-zgedhja-juaj-eshte-nje-hap-thelbesor-ne-zbatimin-e-reformes-ne-drejtesi-189091" }