Ambasadori i Austrisë në vendin tonë shpallet 'Qytetar Nderi i Vlorës', Dritan Leli i dorëzon çmimin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 11-09-2019 Ambasadori i Austrisë në vendin tonë shpallet 'Qytetar Nderi i Vlorës', Dritan Leli i dorëzon çmimin

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johan Sattler, është shpallur ditën e sotme 'Qytetar Nderi i Vlorës'.

Çmimin ia ka dorëzuar kryebashkiaku i këtij qyteti Dritan Leli.

Përmes një statusi në 'Facebook', Leli është shprehur i lumtur duke treguar miqësinë dhe lidhjen e hershme të Shqipërisë me shtetin austriak.

'Një mik i veçantë, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler, që nga sot është "Qytetar Nderi i Vlorës". Pata kënaqësinë që ti dorëzoja titullin më të lartë vendor, këtij njeriu me vlera që duke filluar nga sot, do të jetë në grupin e njerëzve më të nderuar të këtij qyteti. Sattler dha kontributin e tij personal dhe të shtetit austriak për investimin për qendrën e fshatit Dukat. Vëmendja e mikut tone Sattler ndaj Vlorës, u mishërua edhe në hapjen e Konsullatës së Nderit të Austrisë në qytetin tonë, mbas 104 vitesh, duke treguar miqësinë dhe lidhjen tonë të hershme me shtetin austriak. Ambasadori premtoi që edhe pse këtë herë larg Vlorës, në një detyrë tjetër, do ti ketë të forta lidhjet me qytetin tonë, duke qenë “kumbari” i binjakëzimit të Vlorës me një nga qytetet më të zhvilluara të Austrisë', shkruan Leli.

70325672_2462154004014555_158232805707350016_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071671009063721
array(1) { ["section"]=> string(104) "ambasadori-i-austrise-ne-vendin-tone-shpallet-qytetar-nderi-i-vlores-dritan-leli-i-dorezon-cmimin-178093" }