Ambasadori i BE ka një mesazh për vendimarrësit nëpërmjet kujtesës për Falconen: Lufta ndaj krimit, obligim

Publikuar tek: politike, më 10:24 19-07-2019 Ambasadori i BE ka një mesazh për vendimarrësit nëpërmjet kujtesës për Falconen: Lufta ndaj krimit, obligim

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë këtë mëngjes ka zgjedhur të kujtojë 27 vjetorin e vrasjes nga mafia të gjyqtarit Paolo Borselino, dhe bashkë me të, të pesë oficerëve të policisë në eskortën që e shoqëronin.

“27 vite më parë, mafia vrau Poalo Borselinon, dhe 5 policë. Cdo 19 korrik, në 16:58, mendjet tona kthehen tek ato momente të tmerrshme. Mësimi I tij, fjalët e tij janë ende me ne, për të kujtuar që lufta për një botë më të mirë është një obligim moral për të gjithë. Falemnderit” shkruan Soreca që në mengjes, duke shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe një foto me një mesazh të Paolo Borselinos, në fjalimin që ky I fundit lexoi gjatë funeralit të kolegut të tij, prokurorit të antimafias, I ekzekutuar nga mafia, Giovani Falcone.

Borsellino, gjyqtar Italian, u vra nga mafia me një bombë në makinë, 57 ditë pasi mafia ekzekutoi shokun e tij Giovanni Falcone. Eshtë konsideruar një nga gjyqtarët më të rëndësishëm vrarë nga mafia siciliane dhe do të kujtohet si një simbol në luftën e shtetit kundër mafias. Sipas revistës Time, të dy, Borsellino dhe Falcone janë konsideruar si heronj të këtyre 60 viteve të fundit, vlerësim ky që u bë në 2006, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026878833770752
array(1) { ["section"]=> string(112) "ambasadori-i-be-ka-nje-mesazh-per-vendimarresit-nepermjet-kujteses-per-falconen-lufta-ndaj-krimit-obligim-172658" }