Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitë në Shkodër: Reforma në drejtësi, me rëndësi për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 13:29 26-07-2017 Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitë në Shkodër: Reforma në drejtësi, me rëndësi për Shqipërinë

Ambasadori britanik Duncan Norman ka zhvilluar një vizitë në Shkodër në kuadër të turit që po zhvillon në veri të Shqipërisë.

Ambasadori ka deklaruar nga Shkodra se reforma në drejtësi është me rëndësi për Shqipërinë.

“Jemi këtu për të parë lidhjet historike të veriut shqiptar dhe Britanisë. Shkodra është një qytet shumë i bukur .Problemi që kam vërejtur është se në veriun e Shqiperisë ka shumë zona të thella. Ka qenë një proces i suksesshëm zgjedhor. Reforma në drejtesi është shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

Duhet që ndryshimet në gjyqësor dhe Vettingu të zbatohet në mënyrën e duhur. Sfidat e vërteta të veriut të Shqipërise janë sepse ështëdisi e izoluar. Britania është duke u larguar nga Bashkimi Evropian, por jo nga Evropa”, ka deklaruar ambasadori britanik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041913986206055
array(1) { ["section"]=> string(101) "ambasadori-i-britanise-se-madhe-vizite-ne-shkoder-reforma-ne-drejtesi-me-rendesi-per-shqiperine-87400" }