Ambasadori i SHBA në Beograd: Qeveria e re e Kosovës të pezullojë taksën ndaj Serbisë dhe të fillojë dialogu

Publikuar tek: rajon, më 08:09 15-09-2019 Ambasadori i SHBA në Beograd: Qeveria e re e Kosovës të pezullojë taksën ndaj Serbisë dhe të fillojë dialogu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka dhënë mesazhe të qarta për qeverinë e re e cila do të formohet në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij, ai që vjen në krye të qeverisë duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të punojë në drejtim të rifillimit të dialogut.

Në një intervistë për Kurir, Scott ka theksuar se SHBA’ja e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët e fundit emëroi mikun dhe kolegun tim Mattheë Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Ai do të kryesojë përpjekjet tona për të intensifikuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe partneritetin në rajon dhe të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane” tha Scott.

“Mesazhi ynë është i qartë: SHBA-ja dëshiron që Kosova të heq tarifat në mënyrë që dialogu me Beogradin të fillohet përsëri. Tani është e rëndësishme që Prishtina të marrë një qeveri të re, të heq taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe të vazhdojë dialogun”, ka përfunduar Scott.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027506113052368
array(1) { ["section"]=> string(114) "ambasadori-i-shba-ne-beograd-qeveria-e-re-e-kosoves-te-pezulloje-taksen-ndaj-serbise-dhe-te-filloje-dialogu-178485" }