Ambasadori italian mesazh të fortë kosovarëve: Respektoni masat dhe shmangni ndërhyrjen e ushtrisë për të varrosur viktimat

Publikuar tek: rajon, më 21:44 04-08-2020 Ambasadori italian mesazh të fortë kosovarëve: Respektoni masat dhe shmangni ndërhyrjen e ushtrisë për të varrosur viktimat

Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, u ka bërë thirrje kosovarëve që të zbatojnë masat në kohë kur pandemia e Covid-19 po përhapet me shejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai i ka dhënë një mesazh qytetarëve të kosovës, ku shkruan se duhet të respektojnë masat e vendosura, që të shmangin varrosjen me ushtri të viktimave, sikuse ndodhi në Itali pak muaj më parë.

“Derisa koronavirusi po përhapet shpejtë në Kosovë, më kanë thënë se një e treta e qytetarëve e mohojnë atë ose minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të vështirë në Itali, ushtria ishte thirrur për të përballur me numrin marramendës të viktimave që duhej varrosur. Ne mund ta shmangim atë. Mbani maskë. Ruajeni distancën. Lani duart”, ka shkruar ambasadori italian.

Kujtojmë që prej disa ditësh Kosova ka shënuar një numër në rritje të viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19. Ditën e sotme 13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa u shënuan 225 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Screenshot_14.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01055908203125
array(1) { ["section"]=> string(129) "ambasadori-italian-mesazh-te-forte-kosovareve-respektoni-masat-dhe-shmangni-nderhyrjen-e-ushtrise-per-te-varrosur-viktimat-216098" }