Ambasadori italian takon Bashën: Ju mbështesim në rikthimin e dialogut politik

Publikuar tek: politike, më 19:03 13-02-2020 Ambasadori italian takon Bashën: Ju mbështesim në rikthimin e dialogut politik Lulzim Basha-Fabrizio Bucci

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ambasada ka zbardhur takimin duke thënë se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik mes palëve.

Po ashtu ambasadori Bucci i ka uruar Bashës arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore si dhe ka thënë se bashkëpunimi në vend dhe dialogu konstruktiv do e bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin në BE.

Statusi i Ambasadës itaiane

Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Buçi me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023845911026001
array(1) { ["section"]=> string(84) "ambasadori-italian-takon-bashen-ju-mbeshtesim-ne-rikthimin-e-dialogut-politik-195104" }