Ambasadori i SHBA-së Donald Lu është duke zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani në selinë e Presidencës. Një ditë më parë ambasadori Lu u takua me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Takimet e ambasadorit amerikan me Bashën dhe Nishanin, vijnë pas akuzave të deputetit Tom Doshi dhe qëndrimit të fortë të mbajtur nga SHBA për këtë çështje.
SHBA në qëndrimin e saj mbështeti vendimin e PS-së për përjashtimin e Doshit, duke u shprehur se deputeti pretendohet të jetë i përfshirë në veprimatari kriminale. Ambasada e SHBA-së ka theksuar disa herë mbështetjen e saj për dekriminalizimin e Kuvendit, në bazë të marrëveshjes së arritur nga opozita dhe maxhoranca.