Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndër vite midis Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që ky vend jep për Policinë Shqiptare.
Didi ka vlerësuar bashkëpunimin ndërvite me partnerin tonë strategjik SH.B.A, si dhe për mbështetjen e dhënë në disa fusha , atë të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të rendit e Sigurisë Publike, atë të Sigurisë rrugore , si dhe të ristrukturimit dhe organizimit të Strukturave të Antiterrorit.
Ndërsa Lu ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, si dhe ka premtuar mbështjetje të mëtejshme për këtë institucion.