Ambasadori Lu vizitë në Spaç: Është ironike si përplaset brutaliteti njerëzor me peisazhin mahnitës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 27-10-2015 Ambasadori Lu vizitë në Spaç: Është ironike si përplaset  brutaliteti njerëzor me peisazhin mahnitës

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një vizitë në gërmadhat e burgut të Spaçit, për të cilin ai shprehet se është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë.

Ka mbetur i tronditur shkruan Lu nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.

Ambasadori amerikan u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të vizitojnë Spaçin për tu njohur me historitë e atyre guximtarëve që mbijetuan dhe humbën jetën në atë vend.

Shkrimi i Ambasadorit Donald Lu:

Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.

Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu - Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.

Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.

Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.

Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”

Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.

Lexo edhe: Alida Hisku: Si na përdhunonin në qeli ish-sigurimsat e shtetit, provat janë zhdukur

11215706_10153308521725838_6744873762804950907_n.jpg

12002154_10153308521565838_4166850454457309443_n.jpg

12049120_10153308521425838_2475436150945946019_n.jpg

12063568_10153308521485838_5203992459057117653_n.jpg

12065609_10153308521660838_2640103521053011461_n.jpg

12187714_10153308516935838_2057961217498331928_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi t’i vidhte portofolin kryeinfermieres në Gjirokastër, ndalohet 55 vjeçari
Arrestohet përmbaruesi në Tiranë, sekuestroi pronat në kundërshtim me ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.011986970901489
array(1) { ["section"]=> string(104) "ambasadori-lu-vizite-ne-spac-eshte-ironike-si-perplaset-brutaliteti-njerezor-me-peisazhin-mahnites-24078" }