Kisha shqiptare kundërshton emërimin e Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë-Durrës dhe sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike në një intervistë për ‘’Gazetën Shqiptare’’ tregon arsyet pse Zhiti nuk është kandidatura e përshtatshme.
Sipas Frendos, arsyeja që nuk e lejon Zhitin për të qenë ambasador në Vatikan është besimi i tij fetar, ai është mysliman.
‘’Kisha Katolike nuk ka asgjë kundër personit Visa Zhiti. Absolutisht asgjë. Është një person me integritet. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që selia e shenjtë është një shtet shumë I veçantë, sepse edhe në kremtimet e veçanta për të cilat zakonisht ftohen ambasadorët, ka shumë kremtime liturgjike, fetare e prandaj, edhe për raste të tilla është shumë e përshtatshme që mabsadori kur është e mudnshme, dhe këtu është e mundshme, të caktohet një person katolik. Këtu është e mundshme, sepse katolikët përfaqësojnë, 12-15% të popullsisë. Persona katolikë të aftë për këtë detyrë kemi shumë”, tha ipeshkvi Frendo, duke shtuar se qeveria të konsultohej paraprakisht me ipeshkvijtë për emrin.