Ambasadori shqiptar në Kinë jep alarmin: Koronavirusi është një kërcënim global, edhe personeli shëndetësor humbi jetën në betejën epidemike

Publikuar tek: bota, më 13:28 18-02-2020 Ambasadori shqiptar në Kinë jep alarmin: Koronavirusi është një kërcënim global, edhe personeli shëndetësor humbi jetën në betejën epidemike

Drejtori i spitalit të Wuhan, humbi jetën ditën e djeshme pasi ishte i infektuar nga koronavirusi i ri që është përhapur në Kinë.

Viktimë e këtij virusi janë edhe ata që po përpiqen ta luftojnë.

Ndërkaq, ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja jep alarmin se kërcënimi nga koronavirusi, tanimë është global.

“Nuk ka tashmë asnjë dallim mes ushtarakut që niset në front dhe mjekut, ndihmësave, infermierëve e transportuesve të te infektuarve që bien në kontakt me raste të konfirmuara a të dyshuara të prekjes nga Coronavirus-i. Dje autoritetet kineze shpallën se ashtu si të rënët në betejë, edhe personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën ne betejën epidemike merr statusin e “dëshmorit të atdheut” (martyr). Ky status do te perfshije edhe persona te tjere që kane sakrifikuar jeten -sipas disa kritereve.

Sado që duket një masë e brendëshme, ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit suprem të Kinës per te luftuar virusin dhe bllokuar perhapjen e tij. Siç thekson OBSH kërcënimi është global. Në këtë kuptim martirët kinezë në vijën e parë të luftës kundër CoV jane edhe ..dëshmorët tanë! Nderim të përjetshëm sakrificës së tyre”, shkruan Belortaja.

86842107_10221557392266652_1691126987499765760_n.jpg

86495351_10221557393026671_5509757138785796096_n.jpg

86708163_10221557393506683_2746206873655967744_n.jpg87288093_10221557393626686_7264149522836619264_n.jpg86969510_10221557391826641_4672724594694553600_o.jpg86696483_10221557391626636_3552358615773872128_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070581436157227
array(1) { ["section"]=> string(145) "ambasadori-shqiptar-ne-kine-jep-alarmin-koronavirusi-eshte-nje-kercenim-global-edhe-personeli-shendetesor-humbi-jeten-ne-betejen-epidemike-195620" }