Ambasadori Soreca mesazh qeverisë për ligjin e medias: Përmbahuni rekomandimeve të Venecias

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 22-10-2020 Ambasadori Soreca mesazh qeverisë për ligjin e medias: Përmbahuni rekomandimeve të Venecias Ambasadori i BE, Luigi Soreca

“Ne mendojmë se qasja më e mirë për çfarëdolloj ndërhyrjeje legjislative në fushën e lirisë së fjalës apo të shprehjes është vetërregullimi. Çdo herë që përpiqesh të rregullosh lirinë e shprehjes dalin tensione për arsye se konflikti është i pashmangshëm ndërmjet anës politike dhe fjalës së medias.”

Kështu u shpreh ambasadori i BE, Luigi Soreca për planet e qeverisë shqiptare për ligjin e medias në një intervistë në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare.

“Është e pakonceptueshme që të kemi ligj për median pa komunitetin e medias, pa përfshirën e tyre dhe që të kenë kohën e mjaftueshme për tu shprehur,” shtoi ambasadori Soreca.

Megjithatë, z. Soreca tha se është parë që qeveria shqiptare është e vendosur ta çojë përpara këtë ligj, ndaj në këtë rast duhet të sigurohet që të përmbushë çdo rekomandim të Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje.

“E kemi thënë në nivelet më të larta të mundshme, nuk jemi të mendimit se një ligj media që nuk është në përputhje me ato rekomandime do të përmbushte standardet e BE,” u shpreh ambasadori.

“Ne do të jemi skajshmërisht të fokusuar tek puna e qeverisë lidhur me këtë çështje. E kemi shprehur shqetësimin tonë, po japim dhe ekspertizë së bashku me Këshillin e Europës që puna të bëhet,” deklaroi z. Soreca.

Përfaqësuesi i BE, tha se ekspertët ndërkombëtar nga Këshilli i Europës me fonde të BE po punojnë me relatorin në Kuvendin e Shqipërisë, por që ende nuk kanë parë një version të përditësuar, të cilin ambasadori tha se e pret me padurim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon VIDEON e punimeve në Aeroportin e Kukësit: Po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve dhe pistën
Prangoset 29 vjeçari në Tropojë, efektivët i gjejnë në çantë e dorës pistoletë dhe mbi 10 mijë euro; Në shtëpi i kapet një kallashnikov dhe drogë »
Article Logic
Execution time: 0.01176381111145
array(1) { ["section"]=> string(97) "ambasadori-soreca-mesazh-qeverise-per-ligjin-e-medias-permbahuni-rekomandimeve-te-venecias-224671" }