Ambasadorja amerikane në OKB: Vendet arabe nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar Palestinën, askush në rajon s'ka më shumë potencial se ata

Publikuar tek: bota, më 10:45 27-07-2018 Ambasadorja amerikane në OKB: Vendet arabe nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar Palestinën, askush në rajon s'ka më shumë potencial se ata

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, e njohur për fjalimet e saj, ka reaguar ashpër ndaj vendeve arabe, duke pretenduar se nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar Palestinën ose stabilizimin e paqes në rajon.

 Haley tregon se Egjipti, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjeria, Tunizia, Pakistani, Omani, Irani apo dhe Turqia, sipas saj nuk kanë dhënë kontribute financiare për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA).

Në emrat e sipërpërmendur mungon Arabia Saudite, e cila në fakt dhuroi një këst prej 200 milion dollarësh muaj më parë për Palestinën, por dhe me gjasë për shkak se Riadi mbështet aministratën Trump në qasjen ndaj konfliktit.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara, Abdallah Al-Mouallimi deklaroi se vendi i tij, për dy dekadat e fundit ka dhënë gjashtë miliardë dollarë ndihma për palestinezët.

“Është koha që vendet e rajonit të ndihmojnë realisht popullin palestinez e të lënë mënjanë fjalët mijëra kilometra larg realitetit. Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme për të inkurajuar pajtimin e fraksioneve palestineze, e cila është thelbësore për paqen? Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme që ta dënojë terrorizmin e Hamasit? Ku janë vendet arabe kur është e nevojshme të mbështetet një kompromis për paqen?”, pyeti Haley në një takim të rregullt të Këshillit të Sigurimit në Lindjen e Mesme.

Haley gjithashtu hodhi poshtë akuzat se ajo, pra vendi i saj, SHBA nuk u kujdesën për popullin palestinez.

Ajo tha se SHBA, përveç financimit të agjencive e OKB-së për refugjatët palestinezë, vitin e kaluar dhuroi 300 milionë dollarë ndihmë.

Ajo vuri në dukje se shumë nga shtetet arabe janë aq të pasura sa mund t’ja kalojnë dhe SHBA në potenciale ndihme, porse sipas saj nuk e bëjnë këtë gjë.

Askush në rajon nuk është më i fortë se sa fqinjët arabë, palestinezët dhe anëtarët e tjerë të Organizatës së vendeve Islamike”, tha Haley.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091979503631592
array(1) { ["section"]=> string(138) "ambasadorja-amerikane-ne-okb-vendet-arabe-nuk-bejne-asgje-per-te-ndihmuar-palestinen-askush-ne-rajon-s-ka-me-shume-potencial-se-ata-129300" }