Ambasadorja amerikane shpërthen në mbledhjen e këshillit të OKB: Dështuam sërish në luftën e Sirisë, bota po humb besimin te ne

Publikuar tek: bota, më 10:50 06-04-2017 Ambasadorja amerikane shpërthen në mbledhjen e këshillit të OKB: Dështuam sërish në luftën e Sirisë, bota po humb besimin te ne

Rusia ka përdorur edhe njëherë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit pranë OKB për të bllokuar një rezolutë e cila parashikonte vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad në lidhje me çështjen e përdorimit të armëve kimike, duke argumentuar se drafti që u propozua nuk bazohej në fakte të vërtetuara.

Këshilli i sigurimit nuk ka mundur të miratojë dot nja rezulutë që parashikonte vendosjen e saksioneve për qeverinë Assad për shkak të sulmit të dyshuar me armë kimike, teksa edhe njëherë drafti është bllokuar nga vetoja e Rusisë. Ambasadorja e ShBA e cilësoi këtë veprim si një mbrojtje që i bën Moska, aleatit të saj Bashar al-Assad, duke shprehur ndër të tjera zhgënjim. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Moskës, pretendoi se rezoluta ishte e pabazuar dhe me prirje të qarta kundër qeverisë siriane.Në këshlllin e sigurimit, ambasadorja amerikane, Niki Haley, tha se me votën kundër rezolutës OKB deshtoi edhe njëherë që të ndërmarrë veprime kolektive kundër padrejtësive.

“Do të shtoj edhe këtë tani. Kur OKB vazhdimisht dështon në detyrën e saj për të vepruar në mënyrë, kjo çon në humbjen e besueshmërisë. Ka disa momente kur jemi të detyruar të ndërhyjmë. Bota ka nevojë se përdorimi i armëve kimike është diçka që nuk mund të tolerohet. Fatkeqësisht, herë pas here, Rusia po përdor të njëjtën narrativë për të zhvendosur vëmendjen, me qëllim që të mbrojnë aleatin e tyre në Damask.”

Rezoluta u paraqit nga ambasadorët e ShBA, Britanisë dhe Francës, të cilat akuzuan qeverinë siriane në lidhje me incidentin me përmasa tragjike, duke shtuar ky është një rast i përsëritur disa herë.

Rusia reagoi edhe përmes zedhenëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila u shpreh se përfaqësuesi i Moskës në OKB nuk mund të pranonte një draft-rezolutë që kishte natyrë krejtësisht anti-siriane dhe që nuk bazohej në prova konkrete.

Pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Siri, listës së pëesonave që dënuan ngjarjen ju shtua edhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili gjatë pritjes së Mbretit Abdullah të Jordanisë, tha se kishte e ndjekur më vemendje atë që ndodhi dhe se bëhej fjalë për diçka të tmerrshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014756917953491
array(1) { ["section"]=> string(131) "ambasadorja-amerikane-shperthen-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-okb-deshtuam-serish-ne-luften-e-sirise-bota-po-humb-besimin-te-ne-74277" }