Ambasadorja belge Calster: Frroku është para drejtësisë, po e monitorojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 30-03-2015 Ambasadorja belge Calster: Frroku është para drejtësisë, po e monitorojmë Anick Van Calster

Reagon nga Shkodra ambasadorja e Madhërisë së Tij, Mbretit të Belgëve në Shqipëri për çështjen e Mark Frrokut. Deputeti, sipas komunikatave të Prokurorisë ka të hapur një çështje për vrasje me drejtësinë belge.

“E rëndësishme është që Frroku është para drejtësisë. Situata po monitorohet’’, ka deklaruar  Anick Van Calster. Sipas ambasadores, rëndësi ka që çështja për deputetin Frroku është në duart e gjykatave.

Sipas relacionit  të Prokuorisë Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku porositi vrasjen e Aleksandër Kurtit. Autoritetet belge bëjnë me dije se për vrasjen e Kurtit janë paguar  10  mijë dollarë. Në relacion thuhet se këto janë veprimet hetimore të Prokurorisë së Brukselit.

Prokuroria belge mendon se vrasja është kryer nga një grup personash që shfrytëzonin vajza si prostituta në Bruksel. Një prej këtyre vajzave kishte krijuar lidhje intime me Aleksandër Kurtin, i cili i kishte kërkuar vajzës të shkëputej nga aktiviteti i prostitucionit. Pasi vajza njoftoi tutorët e saj për këtë vendim, ata e kundërshtuan dhe e detyruan vajzën ta nxirrte në pritë të dashurin e saj.

Nën kërcënime, vajza ftoi në takim Aleksandër Kurtin i cili mbeti i vrarë teksa tutorët e vajzës mbikqyrnin cdo gjë. Motivi i krimit sipas prokurorisë belge ishte se Aleksandër Kurti i kishte kërkuar vajzës me iniciale L.S që të shkëputej nga prostitucioni dhe të jetonin së bashku. Prokuroria shqiptare në dhënien e ngjarjeve shpjegon se në datën 31 janar 2015 avokati përfaqësoi Mark Frrokun në gjyqin e zhvilluar në Belgjikë dhe kërkoi shtyrjen e procesit në datën 23 shkurt 2015. Frroku sipas prokurorisë është dënuar një herë me 10 vjet burg, por çështja është rikthyer në gjykim e procesi ende nuk ka nisur.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jonida Shehu: Përndjekësin e kisha pas në çdo hap, më kërkonte llogari
Gjykata, ''arrest me burg'' për Durim Bamin »
Article Logic
Execution time: 0.013109922409058
array(1) { ["section"]=> string(76) "ambasadorja-belge-calster-frroku-eshte-para-drejtesise-po-e-monitorojme-7326" }