Ambasadorja e BE dhe Peleshi vizitojnë banorët e përmbytur, BE edhe 118 mijë euro shtesë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 17-02-2015 Ambasadorja e BE dhe Peleshi vizitojnë banorët e përmbytur, BE edhe 118 mijë euro shtesë

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe zv/kryeministri Niko Peleshi, kanë vizituar sot zonat e përmbytura në Fier. Ambasadorja, gjatë takimit me banorët e prekur nga përmbytjet, i siguroi ata për ndihmat nga ana e BE në përballimin e situatës.

Vlahutin e cilësoi sit ë mjaftueshëm reagimin e Shqipërisë ndaj emergjencës në vend por tha se duhet një sistem i mirë kordinimi dhe parandalimi që të tilla sitauta mos përsëriten.

Ndërkohë zv/kryeministri Niko Peleshi, në fjalën e tij, vlerësoi qëndrimin e ambasadores dhe falenderoi nëpërmjet saj Bashkimin Europian dhe Mekanizmat e tij për ndihmën e ofruar ndaj Shqipërisë.

Komisioni Europian pak më parë ka njoftuar edhe një ndihmë shtesë prej 118 mijë eurosh për 8 mijë banorët e zonave të prekura nga përmbytjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, sekuestrohen 2.7 kuintal peshk
Sëmundja e Tularemisë, Rjepaj: I kemi kapacitetet për ta trajtuar situatën »
Article Logic
Execution time: 0.0069119930267334
array(1) { ["section"]=> string(92) "ambasadorja-e-be-dhe-peleshi-vizitojne-banoret-e-permbytur-be-edhe-118-mije-euro-shtese-3616" }