Ambasadorja e BE: Reforma zgjedhore duhet të fillojë ditën e parë të parlamentit të ri

Publikuar tek: politike, më 22:42 08-09-2017 Ambasadorja e BE: Reforma zgjedhore duhet të fillojë ditën e parë të parlamentit të ri

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ishte e ftuar mbrëmjene  sotme në emisionin “Kapital” në televizionin “Vizion Plus”.

Në këtë emision ambasadorja e BE ka folur çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Vlahutin tha se reforma zgjedhore duhet të fillojë që në ditën e parë të parlamentit të ri.

“Mendimi ynë u shpreh menjëherë pas zgjedhjeve, ne po ashtu i vëzhguam zgjedhjet. Ne gjithashtu e kuptojmë që ka një sërë çeshtjesh dhe elementësh të cilat duhet të ndryshojnë në lidhje me çeshjen e zgjedhjeve. Unë mendoj që të gjithë kolegët e mi, sepse të gjithë përfaqësuesit, ambasadorë të shteteve anëtare i kanë vëzhguar zgjedhjet, bien dakort që ka nevojë për përmirësim. Ka ende shumë punë për të bërë. Unë personalisht kam qenë në mbi 30-të qendra votimi dhe kam parë çdo gjë, që nga zgjedhje të rregullta e deri në disa vende ku ka qenë shumë interesante kur shihje se çfarë bënin 30-të çuna që rrinin përpara derës së qendrës së votimit. Ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë është pasja e një reformë të duhur zgjedhore. Ka rekomandime të qarta të ODIHR-it nga zgjedhje të mëparëshme, të cilat nuk janë ndjekur. Më e rëndësishme është depolitizimi i zgjedhjeve, që do të thotë se zgjedhjet duhet t’ju përkasin  qytetarëve dhe jo partive politike. Unë mendoj që këtë herë reforma zgjedhore duhet të fillojë që me ditën e parë të punës se Parlamentit, jo në momentet e fundit që mos të arrihet dot shumë. Siç e thatë edhe ju, raporti përfundimtar i ODIHR-it do të dale dhe ne do ta studiojmë atë me kujdes. Reagime menjëherë pas zgjedhjeve mendoj që ka pasur edhe pak kundërshti edhe pak kërkesa për rinumërim. Janë mshqyrtuar dhe besoj se të gjithë partnerët në proces e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu e kemi kuptuar edhe ne”, u shpreh ambasadorja e BE në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.67006802558899
array(1) { ["section"]=> string(91) "ambasadorja-e-be-reforma-zgjedhore-duhet-te-filloje-diten-e-pare-te-parlamentit-te-ri-91659" }