Ambasadorja e re e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë: Mezi po pres të punoj me liderët shqiptarë për të ndjekur penalisht krimin e organizuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 27-01-2020 Ambasadorja e re e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë: Mezi po pres të punoj me liderët shqiptarë për të ndjekur penalisht krimin e organizuar

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka mbajtur fjalimin e saj të parë në vendin tonë.

Ajo ka folur për marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se SHBA do të angazhohet qe ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidaturën në BE.

Yuri Kim ka theksuar se po pret me kënaqësi të punojë me udhëheqesit në Shqipëri për të zbatuar reformën në drejtësi dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

‘Presidenti Amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kundër çdo gjase ai priti një perfaqesues shqiptar në Washiongon. Pas luftes 2 botërore dy qeverite tona moren rruge te ndryshme.Por ne qendruam te lidhur dhe flisnim me njeri tjetrin përmes zërit të Amerikes. Shkendija e shpresës ndezi shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju përgjatë 1991, teksa Shqiperia u clirua nga vargonjtë e komunizmit. Kemi mbeshtetur hyrjen tuaj ne NATO dhe tani perpjeket tuaja për tu anëtarësuar në BE. Ne e dimë se është e vështire por dimë se edhe puna më e veshtire eshte më e lehtë kur ke miq. SHBA angazhohet qe ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidaturën në BE. Ne do të mbeshtesem aspiraten e popullit shqiptar për liri dhe drejtësi ku secili do të zbatoje rregullat.Pres me kënaqësi të punoj me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar. Jam besimplotë se më shumë investitorë do të terhiqen në Shqiperi për të krijuar më shumë vende pune për shqiptarët. Sic kemi qendruar me ju në vitet 1920, 1991, 1999, 2009 do të qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë’, tha ndër të tjera Kim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013952970504761
array(1) { ["section"]=> string(147) "ambasadorja-e-re-e-shba-mban-fjalen-e-pare-ne-tirane-mezi-po-pres-te-punoj-me-lideret-shqiptare-per-te-ndjekur-penalisht-krimin-e-organizuar-193286" }