Ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë heqin për pak kohë mendjen nga 'Zgjedhorja', shijojnë drekën dhe natyrën te 'Mrizi i Zanave'

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 31-05-2020 Ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë heqin për pak kohë mendjen nga 'Zgjedhorja', shijojnë drekën dhe natyrën te 'Mrizi i Zanave' Ambasadorja Yuri Kim me ambasadoren Elsa ?Hastad dhe sipermarresi Altin Prenga

Dita e sotme është edhe afati i fundit për Këshillin Politik që të arrijë një konsensus për Reformën Zgjedhore, me palët që janë në presion të madh edhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadorja Yuri Kim ka qenë mjaft e angazhuar për të bindur palët që të arrijnë një marrëveshje, ndërsa në deklaratat e saj është shprehur se partitë duhet ti lënë lojërat.

Por pas një situate shumë të ngarkuar politike, ambasadorja Kim së bashku me ambasadoren e Suedisë, Elsa Hastad, kanë vendosur që të heqin për pak kohë mendjen nga politika për të shijuar natyrën e bukur që ofron vendi ynë.

Ato kanë zgjedhur që të shkojnë te "Mrizi i Zanave" në Fishtë, ku janë njohur me bukuritë e asaj zone, traditat dhe zakonet e shqiptarëve.

Vetë natyra e bukur e Fishtës dhe ushqimi i që të ofron "Mrizi i Zanave" kanë qenë një çlodhje për ambasadoret, që ditën e sotme do të jenë gjithë "sy e vesh" nga Këshilli Politik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011778116226196
array(1) { ["section"]=> string(128) "ambasadorja-kim-dhe-ajo-e-suedise-heqin-per-pak-kohe-mendjen-nga-zgjedhorja-shijojne-dreken-dhe-natyren-te-mrizi-i-zanave-208467" }