Ambasadorja Kim shfaqet krah Bashës: Përmbushni pritshmëritë e popullit shqiptar, 31 maj afati i fundit për reformën zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 15:52 26-05-2020 Ambasadorja Kim shfaqet krah Bashës: Përmbushni pritshmëritë e popullit shqiptar, 31 maj afati i fundit për reformën zgjedhore Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i PD Lulzim Basha

Përfundon takimi mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ambasadorja Kim tha në një deklaratë të përbashkët nga selia blu, se udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar.

Diplomatja amerikane e vuri theksin te rëndësia e përfundit të reformës zgjedhore në 31 maj, një afat ky që e kanë vendosur vetë liderat shqiptarë.

“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë, isha shumë e kënaqur. Folëm për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë që liderat shqiptarë të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar, dhe për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 mars. Ky nuk është një afat që e ka vendosur ambasada e SHBA, ky është një afat që e kanë vendosur vetë liderat. Nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara saj, por jam shumë e inkurajuar nga biseda që patëm dhe pres për rezultatet,” u shpreh ambasadorja Kim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094020366668701
array(1) { ["section"]=> string(131) "ambasadorja-kim-shfaqet-krah-bashes-permbushni-pritshmerite-e-popullit-shqiptar-31-maj-afati-i-fundit-per-reformen-zgjedhore-207887" }