Ambasadorja Kim shpërndan fjalën e Ramës në OSBE: Udhëheqje e suksesshme, viti më i vështirë

Publikuar tek: politike, më 12:00 05-12-2020 Ambasadorja Kim shpërndan fjalën e Ramës në OSBE: Udhëheqje e suksesshme, viti më i vështirë Kryeministri Rama, OSBE

Ambasadorja Yuri Kim uron Shqipërinë për “udhëheqjen e suksesshme” siç e quan ajo vitin 2020, vit gjatë të cilit vendi ynë mbante Presidencën e OSBE.

“Urime Shqipërisë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE-së gjatë vitit më të vështirë. Ne vlerësojmë vendosmërinë e shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë e shprehjes”, shkruan Kim.

Më tej, diplomatja amerikane ndan një pjesë nga fjala e Ramës në OSBE.

“Gjithashtu vini re zotimin e Edi Ramës”, SHKRUAN Kim, dhe shpërndan fjalën e kryeministrit Rama “Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t'u bërë pjesë e familjes së BE dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takim me fermerët në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione
Edi Rama niset për në Amerikë, zbulon ARSYEN: Vaksina anti-Covid duhet të vijë sa më parë në Shqipëri! »
Article Logic
Execution time: 0.010205030441284
array(1) { ["section"]=> string(97) "ambasadorja-kim-shperndan-fjalen-e-rames-ne-osbe-udheheqje-e-suksesshme-viti-me-i-veshtire-230261" }