Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kims hkruan se me Gjonajn kanë diskutuar për prioritetet e e vitit 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë.
Kim thotë se Reforma në Drejtësi po ecën përpara hap pas hapi.
“Takim me Ministen e Drejtësisë Gjonaj Etilda për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësi po ecën përpara - hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara,” shkruan Kim.