Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dalë për një shëtitje në qendër të Tiranës, ku ka ndaluar për të blerë disa gështenja.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Yuri Kim duket duke u rrotulluar në mes të sheshit Skënderbe. Ajo ka qenë e shoqëruar me ambasadoren e Suedisë, Elsa Hassad.
E veshur me një xhup të trashë, për shkak të temperaturave të ulëta, Kim jo rrallë herë ka dalë për të eksploruar bukuritë shqiptare, por kësaj here ka zgjedhur Kryeqytetin.
Kim ka pozuar edhe pranë një qytetari, i cili shet gështenja të pjekura në shesh dhe pas fotos, Kim ka blerë disa gështenja. Ato kanë shijuar edhe disa tinguj muzike tel Liqeni Artificial në Tiranë.
"Ftohtë por e ndritshme dhe me diell Tirana! E përsosur për një shëtitje rreth liqenit me miken time Elsa. Gëzuar vitin e ri!" shkruajn Kim.