Ambulanca ka mbërritur me urgjencë pak minuta më parë tek “Çadra e Lirisë” përballë kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e opozitës.
Newsbomb.al bën me dije se një person nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët.
Menjëherë qytetari është nisur me ambulancë drejt spitalit. Gjendja e tij ka përhapur panik tek protestuesit të cilët janë alarmuar. Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i përkeqësimin të gjendjes shëndetësore të qytetarit. /Newsbomb.al/