Amendament në Kuvend: Të ulet çmimi i naftës (PAKETA ME PROPOZIMET)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 15-03-2017 Amendament në Kuvend: Të ulet çmimi i naftës (PAKETA ME PROPOZIMET)

Nisma “Thurje” i dërgon Kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë propozimin konkret për ndryshimet e propozuara në legjislacion, me qëllim lehtësimin e barrës taksuese të naftës, e cila më pas do të reflektohej direkt në uljen e çmimit të naftës.

Çfarë është ky amendament i nismës “Thurje”:

Paketa e propozimeve, të cilën ne e quajtëm "Amendamenti "Thurje" për karburantet" konsiston në zëvendësimin e të gjitha taksave të dedikura për karburantet, Akcizë, Taksë Qarkullimi, Taksë Karboni, në një taksë të unifikuar që do të quhej Taksa e Karburanteve. Për përcaktimin e nivelit të kësaj takse, iu referuam Direktivës 2006/93 EC të Bashkimit Europian, e cila parashikon që niveli i akcizimit të produkteve të nisë nga 46 Lek/Litër (kursi i fiksuar i këmbimit 1€=140 Lek). Duke qënë se niveli i fuqisë ekonomike të konsumatorit shqiptar klasifikohet i ulët, krahasuar me vendet e BE, atëherë duhet që edhe masa e taksimit të qëndrojë në të njëjtin nivel krahasues.

Aktualisht taksat akcizuese e rëndojnë çmimin e naftës me 67 Lek/Ltr, ndër nivelet më të larta në BE (duke marrë parasysh dhe nivelin e TVSH-së 20%). Lehtësimi i kësaj barre do të derivontë në fund në një ulje të çmimit me minimalisht 25 Lek, ç'ka do ta çonte çmimin e naftës në një nivel të pranueshëm për konsumatorin e drobitur shqiptar.

Përveç kësaj kemi propozuar edhe nisjen e një hetimi të thellë nga Kuvendi për problemin e cilësisë. Karburanti në Shqipëri përzihet duke sjellë dëm ekonomik e mbi të gjitha dëme të pariparueshme në mjedis dhe shëndet.

Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Tashmë është provuar disa herë që Qeveria shqiptare nuk i bindet logjikës, por vetëm presionit. Prandaj, duke filluar që nga nesër do t'i drejtohemi sheshit.

Pas pak do të publikojmë dhe eventin përkatës me detajet e protestës që do të nisë nesër në orën 18:00.

Kjo çështje zgjidhet vetëm në shesh. Është shumë e rëndësishme të jemi aty, sepse është diçka që prek xhepat dhe shëndetin e gjithësecilit prej nesh, jo vetëm atyre që kanë makinë, por të gjithëve ne. Larg partive politike dhe axhendës politike, vetëm për xhepat tanë.

Boll më me thirje virtuale. Është koha të reagojmë dhe t'iu tregojmë se ne jemi ata që vendosim për xhepat tanë.

SHperndaje sepse media nuk do te thote asnje fjale per kete ceshtje.

am.jpg

am1.jpg

am2.jpg

am3.jpg

am4.jpg

am5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Librat e djegur të rikuperueshëm, janë të pas viteve 90-të
Vjehrra i keqtrajtonte vajzën, detyrohet ta dorëzojë në befotrof, apeli i nënës: Më ndihmoni të gjej Matildën »
Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488
array(1) { ["section"]=> string(70) "amendament-ne-kuvend-te-ulet-cmimi-i-naftes-paketa-me-propozimet-71998" }