Amerika i kërkon Serbisë të shkëpusë mardhëniet me Rusinë

Publikuar tek: bota, më 16:50 11-07-2016 Amerika i kërkon Serbisë të shkëpusë mardhëniet me Rusinë

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland do t’i kërkojë Serbisë të distancohet nga çfarëdo lidhje me Rusinë.

Kështu i kanë thënë gazetës Blic burime të afërta me qeverinë në Beograd.

“Rusia do të jetë njëra nga temat më të rëndësishme të bisedës së Nuland me Vucic”, ka shkruar e përditshmja. “Pas BREXIT nuk do të jetë më prioritet i BEs-së afrimi i shteteve tjera, gjë kjo e cila është në interes të Rusisë, e cila po e zgjeron ndikimin në Ballkan”.

Burimi diplomatik i Blic ka thënë që Moska beson se zyrtarë të ambasadës amerikane në Beograd janë përfshirë në protestat antiqeveritare në Serbi.

“Rusia po ashtu ka kritikuar haptazi Malin e Zi për shkak të hyrjes në NATO dhe po bën cmos të ndikoje te Serbia të mos marrë hapa të tillë, as për t’iu bashkuar Aleancës, por as BE-së”, bëjnë të ditur burimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011605978012085
array(1) { ["section"]=> string(63) "amerika-i-kerkon-serbise-te-shkepuse-mardheniet-me-rusine-46237" }