Amerika sërish në panik, uragani “Maria” mbërrin në Karaibe

Publikuar tek: bota, më 19:27 19-09-2017 Amerika sërish në panik, uragani “Maria” mbërrin në Karaibe

Dominika, njëri prej ishujve të Karaibeve, u godit nga uragani Maria, që mori përmasat e një uragani të kategorisë 5 me mundësi për të sjellë reshje dhe përmbytje vdekjeprurëse. Kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerrit, tha se njoftimet fillestare flasin për shkatërrime në masë.

Ai tha se fokusi është tek gjetja e të plagosurve dhe e të bllokuarve nga rrënojat.

Uragani Maria përfshiu ishullin Dominica, ndërsa Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se në trajektoren e tij ndodhen disa ishuj të tjerë të rajonit, ndër ta edhe Porto Riko që nuk mendohet të jetë ende i përgatitur për një furtunë të tillë.

“Nuk jemi të përgatitur për uraganin që po vjen, pasi vetëm dy javë më parë patëm një tjetër. Porto Riko nuk është gati. Do ta vuajmë. I lutemi Zotit të plotfuqishëm që të na ruajë nga dëmet e mëdha”, thotë Roberto Leëis, banor i Porto Rikos, citon Zëri i Amerikës. “Shqetësohem pasi disa njerëz në zonë ende po vuajnë pasojat e uraganit të fundit. Disa nuk kanë drita akoma”, thotë Geisha, banore e Porto Rikos.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit.

Një tjetër stuhi, stuhia tropikale Lee, po pason nga lindja urganin Maria, por nuk parashikohet nga metereologët që t’i afrohet Karaibeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentja e policisë i ngre kurth shoferit të taksisë, por ja si e pëson: Më përdhunoi
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë shkund kryeqytetin e Meksikës, lëkunden ndërtesat nga themelet »
Article Logic
Execution time: 0.011757135391235
array(1) { ["section"]=> string(62) "amerika-serish-ne-panik-uragani-maria-mberrin-ne-karaibe-92940" }