Amerikanët festojnë ditën e lindjes së Martin Luther King, udhëheqësit të ndjerë për Lëvizjen e të Drejtave Civile

Publikuar tek: bota, më 09:53 18-01-2016 Amerikanët festojnë ditën e lindjes së Martin Luther King, udhëheqësit të ndjerë për Lëvizjen e të Drejtave Civile Martin Luther King

Amerikanët kanë festuar këto ditë ditën e lindjes së Martin Luther King, udhëheqësi për lëvizjen e të drejtave civile.

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar këtë festë kombëtare, duke publikuar foton e Luther King kur ishte gjallë dhe atë të monumentit për të.

“Fotot e Ditës: Sot, amerikanët nderojnë festën kombëtare që shënon lindjen e udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile, Martin Luther King, Jr.”, shkruan ambasada.

King lindi në 15 janar 1929 dhe ndërroi jetë më 4 prill 1968. Ai qe ministër Baptist amerikan, aktivist, pjesë e lëvizjes humanitare dhe lider i Lëvizjes afro-amerikane për të Drejtat Civile.

Në 14 tetor 1964 ai u nderua edhe me çmimin ‘’Nobel’’. Ai u vra më 4 prill 1968 në Memphis, Tennessee.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024731874465942
array(1) { ["section"]=> string(119) "amerikanet-festojne-diten-e-lindjes-se-martin-luther-king-udheheqesit-te-ndjere-per-levizjen-e-te-drejtave-civile-30269" }