Amerikanët “kopjojnë” Ramën, ndërtojnë stadium me 4 kulla (Foto-Video)

Publikuar tek: bota, më 22:14 28-04-2016 Amerikanët “kopjojnë” Ramën, ndërtojnë stadium me 4 kulla (Foto-Video)

Një debat i madh ka shpërthyer së fundmi në Shqipëri lidhur me projektin e Arenës Kombëtare, e cila ka edhe një kullë shumëkatëshe përveçse do jetë i rrethuar nga ambiente të shumta multifunksionale.

Në debatin për stadiumin është përfshirë edhe kryeministri Rama, duke mbrojtur disa herë idenë kullës e duke sjellë në Facebook-un e tij shembuj të stadiumeve të tjerë që kanë kulla.

Por duket se idenë e Arenës Kombëtare e ka “kopjuar” së fundmi edhe ekipi i Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

B99387614Z.1_20160427145920_000_GHLTU1EB.1-0.jpg

Propozimi për stadiumin e ri të Detroid City FC jo vetëm që do të ndërtohet i rrethuar nga dyqane, restorante dhe zyra, por do të ketë plot 4 kulla shumëkatëshe multifunksionale.

B99387614Z.1_20160427145920_000_GHLTU1EC.1-0.jpg

Stadiumi do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë dhe do të ketë 25 mijë vende. Toka e vënë në dispozicion ka qenë dikur një kompleks burgu ndërsa projekti i ri parashikon ndërtimin e 4 objekteve të larta, njëra për zyra, njëra parking, një kullë banimi dhe një qendër fiskulture. Kompleksi gjigand do të ketë edhe restorante, sheshe të hapura dhe të mbyllura, dyqane, kafe dhe një hotel. /Newsbomb.al/

 

B99387614Z.1_20160427145920_000_GHLTU1E6.1-0.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po provonte filtrin e “Snapchat”, adoleshentja përplas Mercedesin me 170 km/h
Prince William dhe Kate plot 5 vjet martesë:Momentet e çmuara të çiftit që adhuron gjithë bota »
Article Logic
Execution time: 0.011253833770752
array(1) { ["section"]=> string(71) "amerikanet-kopjojne-ramen-ndertojne-stadium-me-4-kulla-foto-video-38980" }