Amerikanët tymosin më shumë marijuanë sesa duhan

Publikuar tek: bota, më 23:38 21-12-2015 Amerikanët tymosin më shumë marijuanë sesa duhan

Për herë të parë në histori, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë një sondazh që përllogarit numrin e përdoruesve të marijuanës.

Vetëm pak kohë pas legalizimit të marijuanës për përdorim personal, ka rezultuar se adoleshentët janë ata që konsumojnë më shumë marijuanë. 44,000 mijë adoleshentë u bënë pjesë e sondazhit që nxori disa të dhëna tronditëse.

Në 5 vitet e fundit në SHBA, konsumimi i marijuanës nga adoleshentët ka qenë thuajse i njëjtë por ajo që vihet re është rënia që ka pësuar duhanpirja. Ky është viti i parë në SHBA që marijuana është më popullore se duhani. Sipas sondazhit kjo ka ardhur si pasojë e perceptimit që përdoruesit kanë për dëmet e shkaktuara nga tymosja e marijuanës dhe duhanit. Një sondazh tjetër tregoi se 32% e të anketuarve mendojnë se marijuana nuk e dëmton shëndetin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010012865066528
array(1) { ["section"]=> string(54) "amerikanet-tymosin-me-shume-marijuane-sesa-duhan-28303" }