Amerikani Brandon Holifield për mikun e tij Ibrahim Basha: M’u thye zemra, nuk u vra në Afganistan por në shtëpinë e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 18:43 25-06-2015 Amerikani Brandon Holifield për mikun e tij Ibrahim Basha: M’u thye zemra, nuk u vra në Afganistan por në shtëpinë e tij Postimi i Brandon Holifield në rrjetet sociale

Brandon Holifield është një ushtarak amerikan i cili ka qenë me mision në Afganistan bashkë me efektivinin e RENEA-s Ibrahim Basha që u nda nga jeta dje në Lazarat. Brandon rrëfen se i është thyer zemra kur ka mësuar se miku i tij nuk u vra në frontin e luftës në Afganistan po këtu në Shqipëri, në vendin e tij, mes njerëzve të tij.

“Më trishton thellë që shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mirëpriti  mua në familjen shqiptare me krahë hapur dhe një zemër të dashur. M’u thye zemra kur  mësova se  pas largimit nga forcat speciale ushtarake dhe bashkimit me policinë speciale të Shqipërisë, nuk u vra duke luftuar në frontin e luftës në Afganistan, por kur u kthye në shtëpi në mesin njerëzve të tij. Ibrahim, fluturo lart vëlla . Siç thonim dikur me shaka... "Shihemi në Valhalla miku im", shkruan Brandon Holifield.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni në Lazarat, shoqërohen 42 persona, arrestohen 2 prej tyre
Berisha: Ibrahim Basha ra në krye të detyrës kundër bandave kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.011502027511597
array(1) { ["section"]=> string(124) "amerikani-brandon-holifield-per-mikun-e-tij-ibrahim-basha-m-u-thye-zemra-nuk-u-vra-ne-afganistan-por-ne-shtepine-e-tij-14645" }