Amerikania dashurohet me ish-ambasadorin shqiptar, i vjedhin 270 mijë dollarë (EMRI)

Publikuar tek: barometri, më 09:04 15-07-2018 Amerikania dashurohet me ish-ambasadorin shqiptar, i vjedhin 270 mijë dollarë (EMRI)

Diane Amanda Standish është amerikania e mashtruar nga një person që gjeti në internet i cili zhvati 270 mijë dollarë.

Personi që ajo kishte folur përdorte fotot e ish-ambasadorit shqiptar në Bosnjë Flamur Gashi dhe mbante emrin Xherri Majkëll në profilin e tij në Facebook.


E veja 65 vjeçare, mendonte se kishte gjetur dashurinë pas shumë vitesh, pasi dhe mashtruesi i kishte thënë se ishte dashuruar me të, por disa kohë më vonë ajo e kuptoi se kishte humbur të gjitha kursimet që kishte mbledhur gjatë jetës.

“Ai më tha se është i dashuruar me mua, nuk mendoja se do të dashurohesha me dikë në telefon, por për një arsye apo tjetrën, ai më thoshte fjalët e duhura”.

Diane thotë se personi në fjalë i kishte thënë se ishte administrator kompanish ndërtimi dhe shumiocën e parave ja kishte marrë nëpërmjet tarifave ligjore dhe faturave të garancisë. 

Sakaq, ai e telefononte nga numra të ndryshëm, të cilët kanali amerikan Nees 6 ka tentuar disa herë të lidhet por gjithmonë dilte sekretaria.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar për gazetën Express dhe ish-ambasadori Gashi, i cili ka thënë se është njoftuar për këtë mashtrim dhe do të shikoj mundësin për të angazhuar një avokat për të zgjidhur këtë çështje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024349927902222
array(1) { ["section"]=> string(88) "amerikania-dashurohet-me-ish-ambasadorin-shqiptar-i-vjedhin-270-mije-dollare-emri-127933" }