Amerikës i soset durimi me Korenë e Veriut , kërcënon për kundërpërgjigje atomike

Publikuar tek: bota, më 18:30 17-04-2017 Amerikës i soset durimi me Korenë e Veriut , kërcënon për kundërpërgjigje atomike

Zëvendës-presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar Korenë e Veriut nga sulmet e mundshme, në qoftë se ajo vazhdon programin atomik.

“Do të ishte mirë sikur Koreja e Veriut të mos e testojë vendosmërinë e presidentit Trump dhe SHBA-së”.

SHBA dhe aleatët do të përgjigjen fuqishëm dhe në mënyrë adekuate në rast të përdorimit të armëve konvencionale apo atomike”,- tha Pence pas një takimi me presidentin e Koresë së Jugut Hwang Kyo Ahn.

 Pak para takimit, Pence ka vizituar fshatin Panmunjom në zonën mes Koresë së Jugut dhe të Veriut, ku dikur ka qenë baza ushtarake e OKB Camp Bonifas.

Pence tha se SHBA do të dëshironte një zgjidhje me mjete paqësore, por “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.

 “Politika e durimit strategjik ka marrë fund”, tha Pence, i cili i premtoi mbështetje të fuqishme popullit të Koresë së Jugut. Përkundër paralajmërimeve amerikane, Koreja e Veriut të dielën ka ndezur një raketë, e cila sipas të dhënave të Uashingtonit, ka shpërthyer menjëherë pas nisjes.

Testi është bërë pas një parade të madhe ushtarake në Phenian, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit, Kim Ir Sen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koreja e Veriut do testojë raketa çdo javë
Java e fundit e garës së egër presidenciale në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.0087430477142334
array(1) { ["section"]=> string(85) "amerikes-i-soset-durimi-me-korene-e-veriut-kercenon-per-kunderpergjigje-atomike-75491" }