Ami zgjedh të kalojë një fundjavë ndryshe: Më solli më afër realitetit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:33 15-11-2015 Ami zgjedh të kalojë një fundjavë ndryshe: Më solli më afër realitetit

Moderatorja e njohur Amarda Toska ka preferuar që të kalojë një fundjavë ndryshe, duke u bërë pjesë e nismës vullnetare për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ami së bashku me disa persona të tjerë ka dërguar ushqime në një familje e cila është në kushte të vështira ekonomike. Sipas saj, ky veprim e ka sjellë më afër realitetit. Ami në fund ka edhe një mesazh: “Nuk duhet vetëm ta mendosh,duhet të veprosh!”

Postimi:

Nisma vullnetare "Fundja Ndryshe" në ndihmë të familjeve në nevojë na sjell më afër realitetit. Kjo pamje e një familje të varfër është jo më larg se disa Km në periferi të Tiranës, dhe gjendja është e mjerueshme... Secili nga ne mund të kontribuojë sadopak për nevojat bazike të jetesës për disa njerëz, për disa femije që nuk kanë as të hanë. Nuk duhet vetëm ta mendosh, duhet të veprosh!!!

Lexo edhe: "Fundjavë ndryshe" artistë dhe qytetarë i bashkohen nismës për bamirësi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039292097091675
array(1) { ["section"]=> string(75) "ami-zgjedh-te-kaloje-nje-fundjave-ndryshe-me-solli-me-afer-realitetit-25463" }