“Amnesty International” kritikon Shqipërinë: Autoritetet s’po bëjnë asgjë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 22-02-2017 “Amnesty International” kritikon Shqipërinë: Autoritetet s’po bëjnë asgjë

Organizata ndërkombëtare “Amnesty International” publikon raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut, ku ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, vendi ynë vijon të ketë një sërë problemesh të pazgjidhura.

Për vitin 2016 në “Amnesty International” thuhet se rreth 20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, theksohet se autoritetet nuk kanë bërë progres për çështjen e Remzi Hoxhës, si dhe 6 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë të zhdukur që prej kohës së komunizmit.

“Amnesty International” është një organizatë joqeveritare e përqëndruar në të drejtat e njeriut me mbi 7 milion anëtarë dhe mbështetës në gjithë botën. Qëllimi i deklaruar i organizatës është të bëjë hulumtime dhe të gjenerojë veprime për të parandaluar dhe për t'i dhënë fund abuzimeve të rënda të të drejtave të njeriut, dhe të kërkojë drejtësi për ato të drejta që janë shkelur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mësues për Shqipërinë”, shpallet vlerësimi për 4.045 arsimtarë
Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat »
Article Logic
Execution time: 0.010823011398315
array(1) { ["section"]=> string(94) "amnesty-international-kritikon-shqiperine-per-keto-probleme-autoritetet-s-po-bejne-asgje-69515" }