Uarda Çota ishte një nga gratë që u lirua dje nga burgu 325 pas dënimit prej 5 vitesh për shkak të një aksidenti që i mori jetën djalit të mitur të ish-zëvëndës ministrit Avenir Peka.
Pas daljes nga burgu Çota ka deklaruar se ndihet sikur ka rilindur sërish.
“Është si të lindësh nga e para” ka thënë 29-vjeçarja.
Po ashtu Çota ka thënë se nuk ka asnjë plan ekzakt për jetën jashtë burgut, por shton se gjëra të bukura do të vijnë shkruan 'Panorama'.
Aksidenti me pasojë vdekjen e 11-vjeçarit Rubin Peka ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit të 2014-ës pranë ‘Komunës së Parisit’ ku po punohej për unazën e madhe.