Amnistia i shpëtoi nga burgu, por ç’po ndodh me 2 mijë të liruarit?

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 20-01-2017 Amnistia i shpëtoi nga burgu, por ç’po ndodh me 2 mijë të liruarit?

Prezenca e shtuar e forcave të policisë në rrugë gjatë ditëve të fundit, planet e masave me verifikime automjetesh, lokalesh dhe kontroll fizik të personave, është rrjedhojë e amnistisë që liroi nga burgjet mbi 2 mijë persona.

Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, kur pas zbatimit të amnistisë u regjistruan raste të shtuara vjedhjesh e personash që lëviznin me armë pa leje, policia duket se këtë vit ka marrë situatën nën kontroll. Prej tri ditësh, Policia e Shtetit tha se ka vënë në zbatim një plan veprimi, me shërbime me uniformë e civilë, për kryerjen e kontrolleve të befasishme, në rrugë, lokale dhe makina. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, plani i masave është ndërmarrë me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë, si dhe për parandalimin e goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se ky plan veprimi ka të bëjë edhe me amnistinë, përveç punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale. “Vjet, pas amnistisë u shtuan vjedhjet dhe armëmbajtja. Gjatë 20016­s u arrestuan 1300 persona për amrëmbajtje pa leje.

Ndërsa në 3 vjet janë mbi 4 mijë persona të arrestuar për armë. Mbledhja e armëve dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje është një nga prioritetet që ka Policia e Shtetit.

AKSIONI I RRUGORES Paralelisht me planin e masave kundër kriminalitetit, edhe Policia Rrugore ka zhvilluar një aksion blic dje në të gjithë vendin, kryesisht në zbatim të nenit 170 të Kodit Rrugor, që ka të bëjë me vendosjen e rripit të sigurimit.

“Vetëm gjatë vitit 2016 janë shpëtuar 29 jetë qytetarësh për shkak të lidhjes së rripit të sigurimit. Ndërkohë, Policia Rrugore ka vijuar edhe me masa sensibilizuese, por edhe me masa ndëshkuese për qytetarët. Janë gati 30 mijë qytetarë të ndëshkuar se nuk vendosin rripin e sigurimit”, tha dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas inspektimit të një pike kontrolli në Durrës. Ky aksion, që u zhvillua dje në të gjithë vendin, zgjati 2 orë, duke u mbyllur me 861 gjoba të vendosura, prej të cilave 420 vetëm për rripin e sigurimit. Ndërsa 441 masa të tjera administrative u vendosën për shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit në makinë etj./Panorama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, sërish ulje temperaturash, rikthehen rreshjet
Superoperacion i policisë dhe RENEA-s, arrestohet 26-vjeçari për vrasjen e trefishtë tek ‘Uji i Ftohtë’, ja ku fshihej (Emri dhe Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010710954666138
array(1) { ["section"]=> string(71) "amnistia-i-shpetoi-nga-burgu-por-c-po-ndodh-me-2-mije-te-liruarit-66099" }